Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Emmanuel Macron: Lufta në Ukrainë, presioni i Amerikës, rritja e fuqisë ekonomike kineze, mund të qojnë në shkatërrim të Evropës

Kryetari i  Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Lufta në Ukrainë, presioni i Amerikës, rritja e fuqisë ekonomike kineze, mund të qojnë një shkatërrim të Evropës, dhe ajo mund të vdesë. Ky është paralajmërimi i zymtë i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Në një fjalim solemn të mbajtur në Universitetin e Sorbonës në Paris, ai  evokoi vdekjen e Europës si një mundësi reale. Ne jemi në një moment të paprecedentë të trazirave globale, të përshpejtimit të ndryshimeve të mëdha dhe mesazhi im sot është i thjeshtë: Europa jonë është e vdekshme, ajo mund të vdesë, dhe kjo varet vetëm nga zgjedhjet tona. Rreziku kryesor për sigurinë evropiane është lufta në Ukrainë. Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, tha Macron  tha se Europa rrezikon të bjerë ekonomikisht pasi rregullat globale të tregtisë së lirë po sfidohen nga konkurrentët kryesorë. Banka Qendrore Evropiane nuk duhet të synojë vetëm inflacionin, por edhe rritjen dhe klimën. Emmanuel Macron bëri thirrje për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe jo të bëhet vasal i Shteteve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …