Kuvendi i Kosovës

Puna e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2023 është karakterizuar nga vendimmarrjet në kundërshtim me Kushtetutën

Puna e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2023 është karakterizuar nga vendimmarrja në kundërshtim me Kushtetutën, thuhet në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, që u publikua të premten. Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se legjislativin e ka përcjell edhe mungesa e transparencës në çështje kyçe të punës, derisa të zgjedhurit e popullit shpesh herë kanë përdorur gjuhë joparlamentare, homofobe dhe seksiste. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pjesërisht Ligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe atë për Zyrtarët Publikë, ndërsa rrëzoi në tërësi Ligjin për Këshillin Prokurorial. Krahas kësaj, ai shtoi se kushtetuesja rrëzoi edhe Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe vendimin për shkarkimin e tetë anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Jakaj po ashtu tha se Kuvendi ka zhvilluar punimet pa planifikim adekuat, derisa s’ka pas as efikasitet në miratimin e Projektligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …