Fillojnë punimet në rregullimin e një rruge në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë

Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në mbarë territorin e kësaj komune. Me këtë rast kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka vizituar punimet në që sapo kanë filluar në ndërtimin e një rruge nga varrezat e fshatit Tërpezë e deri të pishat e që aktualisht do të bëhet shtrimi i saj me zhavor. Ai tha qeverisja lokale e Vitisë, mbetet e përkushtuar që të realizoj projekte të ndryshme në çdo cep të kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme, duke potencuar se me të synohet që sadopak të përmbushën deficitet që kanë lokalitetet. I pari i Vitisë, tha se me ndërtimin e kësaj rruge qytetarët do ta kenë më të lehtë qasjen në parcelat e tyre, konkretisht në tokat bujqësore, por do të krijohet edhe një qasje në drejtim të pishave që njihet si një zonë e veçanërisht atraktive për zhvillimin e ekoturzimit në Viti.  Kryetari Haliti gjithashtu theksoi se pret nga kompania e kontraktuar që punimet të kryen në cilësi dhe sipas dinamikës së paraparë. Përndryshe gjatë vizitës së tij në Tërpezë, i pari i komunës është takuar edhe me disa qytetarë të cilët e falënderuan atë për investimet e bëra në këtë lokalitet. E në emër të qytetarëve të këtij lokaliteti nga një fjalë rasti e kanë mbajtur Gazmend Salihu, kryetar i fshatit dhe këshilltari komunal,  Sokol Shaqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …