Në komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e KPF-së, e katërta për këtë vit. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtare tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2024;
-
Ridestinim i mjeteve buxhetore nga Mallrat dhe Shërbime në Subvencione;
-
Raporti i mbledhjes së parë të vitit 2024 të KKSB-së;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Dhunën në Familje;
-
Shqyrtimi i kërkesave;
-
Të ndryshme.