Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc të Rahovecit. Drenoci ishte pikënisja e UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut, prej ku do të dilnin shumë heronj e dëshmorë trima, që do të sakrifikoheshin për lirinë e Kosovës. “Lufta jonë çlirimtare mori përmasa kombëtare dhe s’kishte si të ishte ndryshe, sepse shqiptarët ndiejnë të njëjtën dashuri për atdheun, pavarësisht se ku jetojnë.

Dalja e UÇK-së më 26 prill e më pas beteja e parë frontale në Anadrini, e fituar në ditën e 12 majit dhe e ajo 14 majit, si dhe betejat që pasuan, i dhanë kësaj lufte tjetër dimension. Toka “u stolis me varre”, por nga ai gjak mbinë filizat e shpresës që do të japin frutat e ëmbla të lirisë që po i shijojmë sot. Ngjarje si kjo na bëjnë të ndihemi krenarë që i takuam asaj epoke të lavdishme, epokë që ndryshoi historinë, jo vetëm atë shqiptare, por edhe hartën e botës.”- u shpreh kryetari Latifi. Lavdi dhe nderime përjetësisht heronjve, dëshmorëve dhe martirëve!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …