Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e MAPL-së, z. Avdulah Djesevic dhe banorët e fshatrave Opterushë dhe Retijë e Poshtme, bën përurimin e parqeve në këto dy fshatra, të cilat janë bashkëfinancim i komunës Rahovecit (84959€) dhe MAPL-së (50000€). Kontrata përfshin edhe kolektorët për ujëra të zeza në Ratkoc dhe Rahovec. Këto parqe do të jenë në shërbim të banorëve të këtyre fshatrave, ku fëmijët dhe grupmosha të ndryshme do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitete dhe të kalojnë kohë më shumë së bashku. Investimi në këto hapësira inkurajon që të ketë një lidhje të fortë të individit me vendin e tij.

May be an image of 2 people and grass

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …