Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian të vazhdojë t’i mbajë në fuqi masat kufizuese ndaj Kosovës, pasi ajo tashmë e ka bërë pjesën e saj të detyrave për ta shtendosur situatën në veri. Arsyeja për masat kufizuese nuk ekziston më. Kosova ka bërë pjesën e saj për të depërshkallëzuar situatën në veri që nga maji 2023. Dhe, për më tepër, masat në fuqi nuk janë proporcionale që nga shtatori i vitit të kaluar nga sulmi në Banjskë. Parlamenti Evropian ka kërkuar qartë dhe me shumicë dërrmuese heqjen e masave dhe unë personalisht e mbështes heqjen e masave menjëherë”, ka thënë Von Cramon. Ajo ka theksuar se topi tash është “në fushën e BE-së”. “Proceset në veri të Kosovës që nga prilli i kaluar kanë qenë shumë të dhimbshme dhe të dëmshme për besimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe komunitetit lokal serb. Ky referendum ishte mundësia që serbët të rimarrin kontrollin e qeverisjes lokale, por kjo mundësi fatkeqësisht u humb dhe më vjen shumë keq”, ka thënë von Cramon për KALLXO.com.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …