Forca e Sigurisë së Kosovës tregon kapacitetet e veta në stërvitje, ajo është e gatshme për ta mbrojtur Kufirin

 Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të demonstrojë fuqinë  dhe përgatitjen në një kohë kur kërcënimet janë në rritje. Në stërvitjen e fundit në Babaj të Bokës në periferi të Gjakovës, ushtarët e Kosovës treguan përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Stërvitja taktike përfshinte trajnime me municione reale për skenarë të ndryshme për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. Udhëheqësit e forcës përmendën përkushtimin e ushtarëve për shërbim ndaj vendit dhe paqes në përgjithësi. Forca e Sigurisë së Kosovës ndjek modelin dhe standardet e NATO-s, gjë që e bën atë një partner të besueshëm në rajon. Në stërvitjet e tyre, ushtarët janë të përgatitur për operacione sulmuese dhe mbrojtëse. Nëse  kërcënimet e Serbisë  në drejtim të Kosovës bëhen të pashmangshme, ushtarët janë të gatshëm për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit. Në kohën kur kërcënimet janë në rritje, Forca e përgatitur e Kosovës shërben si një bastion i sigurisë për qytetarët e saj dhe një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …