Është realizuar trajnimi ushtarak për snajper për pjesëtarët e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga instruktorë të Forcave të Turqisë transmeton Anadolu. Siç njofton FSK, trajnimi është bërë në kuadër të bashkëpunimit të Kosovës me Republikën e Turqisë me qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së. Gjatë këtij muaji, kabineti qeveritar i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe të njëjtën ja ka dërguar Kuvendit për miratim. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në fushën e stërvitjeve dhe edukimit ushtarak, në industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake dhe operacione paqeruajtëse dhe humanitare.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …