Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, i dyshuar se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile. Ai u arrestua dje nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe ishte ndaluar për 48 orë. Gjykata vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi ekziston rreziku që i pandehuri të arratiset dhe t’i shmanget ndjekjes penale. Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …