Arben Gashi

Arben Gashi: LDK-ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike në vend

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti  ka ofruar  shpërndarjen  e Kuvendit, por PDK-ja iu ka  përgjigjur me një datë, por nuk e mendon se kanë tamam marrëveshje mes vete. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se partia ku ai bën pjesë nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike në vend. Nuk po them që ka marrëveshje, por Kurti ka ofruar me shpërnda Kuvendin, dhe PDK iu ka përgjigjur me një datë për zgjedhje, është deklarim publik. Jemi tri parti të ndryshme. Nuk kemi dhe nuk do të kemi marrëveshje të koalicionit parazgjedhor me asnjë parti politike, ky është qëndrimi jonë”, tha Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …