Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel duke rikthyer përseri vendin e parë. Kori Siparantum në këtë garë është paraqitur me këto vepra: “Me nji lule” (Me një lule) – Memli Kelmendi, “A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari, “Ta na Solbici” – Samo Vovk, “Atsalums” (Ftohtësia) – Jēkabs Jančevskis, “En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi. Paraqitja e Korit Siparantum është vlerësuar lartë nga Juria Profesionale dhe nga një numër i madh artistësh nga e gjithë bota që morën pjesë. Në ngjarjen e përcjellë nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, përfaqësuesit e këtij institucioni, përfshirë Ambasadorin Agron Bajrami, ishin të pranishëm për të mbështetur këtë sukses të madh në skenën ndërkombëtare. Kori Siparantum në këtë garë ka përfaqësuar Kosovën në mesin e 20 shteteve nga mbarë bota.