ASK: Afër 900 mijë qytetarë janë regjistruar deri më tani në javën e katërt të procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Drejtori i Agjencisë së Statistikave, Avni Kastrati, ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen masive të qytetarëve, duke theksuar se në përgjithësi nuk ka pasur refuzime. Ai ka shtuar se janë kaluar 800,000 regjistrime dhe shpreson që me vazhdimin e këtij trendi të arrihet shifra prej 900,000 qytetarëve të regjistruar. Kastrati gjithashtu ka njoftuar se disa ditë shtesë do të ofrohen për familjet që kanë mbetur pa u regjistruar për arsye të ndryshme. Në lidhje me formularët e regjistrimit të dëmeve të luftës, drejtori i ASK-së ka thënë se ata do të shërbejnë si burime të rëndësishme për institucionet dokumentuese në të ardhmen. Në lidhje me regjistrimin e komunitetit serb në veri të Kosovës, Kastrati ka raportuar për një hezitim të tyre në proces. Të dhënat e detajuara për këtë grup janë në proces të kompletimit dhe do të jenë të disponueshme në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …