leoni

U prezantua “STRATEGJIA AFATMESME 2016 – 2018” për institutin e Kosovës për administratë publike

Instituti i Kosovës për Administratë Publike(IKAP), në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit(GIZ) GmbH, në një takim të përbashkët, kanë prezantuar “STRATEGJIA AFATMESME 2016–2018” për institutin e Kosovës për administratë publike.

Ministri Yagcilar,  në hapje të këtij takimi,  foli për punën e kryer dhe   aktivitetin e  sotëm, i cili u organizua në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ,  e cila  vijon të jetë një partner kyç i institucioneve lokale dhe  qendrore të Kosovës. Mbështetja që ky institucion i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap institucioneve të vendit tonë,  gjatë këtyre proceseve  të rrugëtimit të Kosovës tek familja evropiane është e madhe. Ndër të tjera, ministri Yagcilar theksoi se” Hartimi i “STRATEGJISË AFATMESME 2016–2018”  për institutin e Kosovës për administratë publike,  vjen në një moment të rëndësishëm,  jo vetëm për IKAP-in,  por edhe për administratën publike dhe shërbimin e saj civil, sepse  krahas këtij projekti, ne jemi duke vijuar punën edhe në drejtime të tjera. Si rezultat i punës së pakursyer, të  të gjithë mekanizmave organizative të vendit, përfshirë edhe përkrahjen e siguruar,  në kemi arritur të  hartojmë bazën ligjore kyçe, e cila i mundëson shtetit frymëmarrjen dhe orientimin e energjive drejt funksioneve vitale të tij.  Në vazhdim Ministri Yagcilar tha se, ne kemi punuar me përkushtim për krijimin, adaptimin e praktikave dhe standardëve për shërbimet me të mira administrative dhe publike. Për këtë qëllim, ne edhe kemi  punuar në  “STRATEGJINË PËR MODERNIZMIN E ADMINISTRATËS PUBLIKE PËR VITIN 2015-2020” e cila është miratuar nga qeveria e Kosovës. Në perspektivë,  ne jemi duke i kushtuar rendësi të madhe  përmirësimit të proceseve të punës dhe modernizmin e shërbimeve, dhe  për këtë arsye ne kemi hartuar Strategjinë për qeverisjen-tha Ministri Yagcilar.

Në përmbyllje të fjalimit të tij, Ministri Yagcilar, falënderim të përzemërt, shprehi për përfaqësuesit e GIZ –së dhe  Ambasadës Gjermane,  të cilët kanë qenë gjithmonë të gatshëm për të mbështetur institucionet e vendit në rrugëtimin e saj për përmbushjen e prioriteteve.

Në  prezantimin e “STRATEGJIA PËR MODERNIZMIN E ADMINISTRATËS PUBLIKE PËR VITIN 2015-2020”, prezent ishin  përfaqësuesi i GIZ-së Malte Kirchner, nga Projekti i Reformës Ligjore Administrative, Drejtoresha e Institutit të Kosovës për Administratë Publike Refike Sülçevsi, si dhe përfaqësuesja nga Ambasada Gjermane, Henriette Koetter.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …