Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar për mediet se emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë përkrahjen e plotë të shteteve anëtare sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Ai tha se nëse palët nuk duan të lëvizin në rrugën drejt BE-s, atëherë askush nuk mund t’i detyrojë ata. Më tej Stano shtoi se nuk është e saktë të thuhet se ka dështim për faktin se palët nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është faktikisht e saktë të thuhet se ka dështuar për të arritur diçka sepse ishin të dyja palët që nuk e kanë caktuar marrëveshjen e Ohrit. Sërish, me herë të panumërta e kemi shpjeguar se asnjëherë nuk ka qenë çështje nënshkrimi për ne, kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme dhe nuk ka shprehje më të mirë të faktit se meqë është ligjërisht e detyrueshme ajo u bë pjesë integrale e pjesës së anëtarësimit të të dyjave, të Serbisë dhe Kosovës, kështu që nëse nuk ka lëvizje në zbatimi, palët po dëmtojnë veten, të ardhmen e tyre evropiane dhe përfitimet nga të cilat qytetarët e tyre do të mund të korrin nga ecja përpara dhe avancimi i dialogut, theksoi Peter Stano.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …