leoni

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 21 vjetorit të masakrës së Srebrenicës

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 21 vjetorit të masakrës së Srebrenicës

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në shënimin e 21 vjetorit të masakrave dhe gjenocidit që kanë kryer forcat ushtarake e policore serbe, në Srebrenicë, ku kriminelët serbë kishin  vrarë së paku 8.327 boshnjakë. Sipas njoftimit të Vetëvendosjes Kurti është ftuar nga Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, nga kryetarja Munira Subashiq, si dhe nga kryetari i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, Murat Tahiroviq. Sivjet, organizatorët boshnjakë i kanë shpallur të padëshirueshëm në Srebrenicë qeveritarët nga Serbia. Në Potoçari të Srebrenicës janë varrosur deri më tani 6.377 viktima dhe aty sot u varrosën edhe 121 të tjerë. “Z.Kurti mori pjesë në ceremoninë mortore, vizitoi shoqatat e familjarëve dhe bëri nderime te monumenti pranë varrezave e vendosi lule të freskëta në kujtim të të vrarëve. Ai shprehu solidaritetin e tij me të afërmit e viktimave dhe popullin boshnjak”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …