Gjatë paraqitjes së tij, në gjykimin që po mbahet kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Nuredin Abazi, ka thënë se Latife dhe Rrushe Kolollin i kanë vrarë forcat serbe, pasi që trupat e tyre janë gjetur në një zonë ku vazhdimisht ka pasur patrullime nga serbët. Vendi ku janë gjetur këto dy gra, ka qenë i rrezikshëm për të pasur qasje UÇK-ja. Unë kam e kuptuar pas luftës se ato janë gjetur në një udhëkryq, të cilin vazhdimisht patrullonin policia dhe ushtria e Serbisë, me autoblinda. M e di unë ato janë gjetur afër Leshanit, rrugës kryesore që shkon për Suharekë-Prizren. Rruga që shkon për fshatin Leshan aty është udhëkryqi, njëfarë ishulli. Aty kam dëgjuar që janë gjetur, por vetë nuk i kam parë”, ka thënë dëshmitari, Nuredin Abazi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …