Kryetari Haliti priti në takim ministrin Damka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka, me të cilin kanë biseduar rreth punëve që janë duke u kryer në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, në renovimin e këtij objekti, i cili do të shndërrohet në inkubator biznesi. Ata, po ashtu kanë vizituar këtë objekt dhe kanë diskutuar rreth mundësive të funksionalizimit sa më të shpejtë të këtij inkubatori, si shumë të rëndësishëm për përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës. Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh falënderues ndaj ministrit Damka dhe stafit të kësaj ministrie për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ky projekt po bëhet me bashkëfinancim të komunës së Vitisë dhe të ministrisë në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …