Në komunën e Deçanit është organizuar punëtoria me temën ““Dhuna në familje dhe Mekanizmi Komunal kundër Dhunës në Familje”

Në komunën e Deçanit është organizuar punëtoria me temën ““Dhuna në familje dhe Mekanizmi Komunal kundër Dhunës në Familje”. Punëtoria u organizua nga Ekipi Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it (LMT), me OSBE-në, mbështetur nga Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramsoaj. Punëtoria u mbajt me nxënësit e shkollës së mesme “Vëllezërit Frashëri” për ngritjen e vetëdijes kundër dhunës në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore. Parandalimi i këtij realiteti të trishtë është e domosdoshme të mbahen punëtori edhe në shkollat e tjera, meqë rastet e dhunës në familje në vitet e fundit vetëm sa janë shtuar dhe jo e kundërta.  Në këtë punëtori morën pjesë anëtarët e  mekanizmit, Xhavit Nimonaj-Udhëheqës i Njësisë kundër Dhunës në Familje në Stacionin e Policisë, Ardita Ramizi –Bala, Drejtoreshë e Strehimores në Pejë, Ibrahim Lushaj-Zyrtar në  Qendrën për Punë Sociale, Besnik Hulaj- Drejtor për Arsim, Hamid Qorraj- Drejtori i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, si dhe nxënës të gjimnazit. Anëtarët e mekanizmit komunal, KFOR-i, OSBE-ja, drejtori i gjimnazit ndanë informacione me nxënësit në lidhje me dhunën në familje dhe i ftuan nxënësit që të përhapin mesazhin rreth temës dhe mënyrës së raportimit të rasteve të mundshme të dhunës në familje.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …