Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i për të parë së afërmi aktivitetet dhe sukseset e vaksinimit në komunën e Ferizajt, në veçanti me HPV vaksinën e cila është dhënë me sukses në shkollat fillore në qytet dhe në fshatra, në klasat e gjashta. Deri më tani, me HPV vaksinë janë vaksinuar 716 vajza gjegjësisht 87.5 % nga numri i vajzave të përfshira në vaksinim. Në këtë takim ku ishin prezentë edhe Drejtori i DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini dhe Zv. Drejtori i QKMF-së, Dr. Afrim Abazi, u bisedua edhe për mundësinë e hapjes së qendrave të reja të vaksinimit, gjë që u përkrah edhe nga përfaqësuesja e IKSHPK-së. Gjithashtu, përfaqësuesja IKSHPK – Prishtinë kërkoi që në objektet e vaksinimit të QKMF-së të bëhet vaksinimi i 200 personave që do të nisen për të kryer ritualin e haxhit. Menaxhmenti i QKMF-së e përkrahu këtë kërkesë dhe u vendos që haxhilerët të vaksinohen të dielën, më 5 maj 2024, nga ora 09:00 deri në 14:00, nga ekipet e vaksinimit të IKSHPK-së dhe QKMF-së.

May be an image of 6 people, hospital and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …