Kryeministri Albin Kurti, ka folur për agresionin e Serbisë në Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023. I pyetur pse u lanë të ikin pjesëmarrësit, kur ata do të mund të arrestoheshin, Kurti thotë e kishim një perimetër të gjatë dhe të gjerë. Ne nuk deshëm që ndonjë nga plumbat e policisë tonë të përfundonin në manastirin ortodoks serb. Çmimi që ne paguam ishte fakti që ata ia arritën të ikin”, ka thënë ai. Albin Kurti, përmendi se serbët si minoritet në Kosovë kanë të drejtat “më të gjera” në Evropë, përfshirë gjuhën serbe si gjuhë zyrtare, 10 ulëse të garantuara në Kuvend. Ajo çfarë kam bërë në këto tri vjet është ligjshmëri dhe kushtetutshmëri. Ne duhej të luftonim financimin e terrorizmit. Shumica e komunitetit serb e pranojnë Republikën e Kosovës si vendin e tyre. Megjithatë, neve na duhet të parandalojmë Beogradin që t’i ngacmojë e t’ i nxisë ata.