Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 1 Majit-Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se nga qeveria aktuale kërkojmë respekt dhe dinjitet për punëtorët, dhe jo të marrin rrugën me valixhe për në Evropë. “Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valixhe për Evropë”. “Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush!”, ka shkruar Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …