Kryetari Kastrati uron punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati uron punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës. “Në emër timin personal dhe në emër të Komunës së Malishevës, dua të shpreh urimet e mia më të sinqerta për të gjithë punëtorët në këtë ditë të rëndësishme, 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës. Kjo ditë na kujton kontributin e çmuar të punëtorëve në ndërtimin e shoqërisë sonë. Ju falënderoj për përkushtimin tuaj dhe punën e palodhshme. Ju jeni shtylla dhe pjesa më e rëndësishme e shoqërisë dhe vendit. Gëzuar 1 Majin! Me respekt, Ekrem Kastrati-Kryetar i Komunës së Malishevës”-thuhet në urimin e kryetarit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …