leoni

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të Gjaqeve te “Verrat e Llukës”. Tubimi më i madh i tillë në historinë tonë, ku qindra mijëra pjesëmarrës, u bënë dëshmitarë të bashkimit të shqiptarëve. Sot në këtë 34 vjetor,  në komunën e Deçanit u kujtuan dhe nderuan me respekt gjithë ata burra e gra, djem e vajza, intelektual e patriot, studentët e asaj kohe, klerët fetarë, profesorët e atdhetarët tjerë, të prirë nga burri i urtë, i mençur, prof. Anton Çeta, bashkë me prof. Zekria Cana e veprimtarë të tjerë, që i prinë kësaj lëvizje mbarëkombëtare të pajtimit të popullit tonë. Përgjithmonë mirënjohës kontributit të lëvizjeve kombëtare për liri e bashkim! Përgjithmonë mirënjohës atyre që dhanë jetën për idealet kombëtare!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …