leoni

Frasher Krasniqi

Frashër Krasniqi: Qeveria qyqare fshihet pas ndërkombëtarëve

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi iu ka kundërpërgjigjur zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashit, duke i thënë se qeveria qyqare fshihet pas ndërkombëtarëve. Ai ka pyetur se pse nuk po shfrytëzohen ndërkombëtarët për ta formuar Ushtrinë e Kosovës dhe për ta shtrirë sovranitetin që po cenohet në të katër anët nga strukturat e Serbisë.  Krasniqi ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se Qeveria po përdorë ndërkombëtarët për të shtypë opozitën, e me fal territore. A ka Arban Abrashi, dhe Qeveria në emër të së cilës flet, ndonjëherë në jetën e tyre, ndonjë argument më valid, se sa “ndërkombëtarët po thonë kështu”. Vetëm një qeveri qyqare, që kurrë nuk ka vepruar si qeveri sovrane, përgjegjëse dhe e vendosur, fshihet vazhdimisht prapa “ndërkombëtarëve”. E tash, nëse veç po flasim për ndërkombëtarët dhe Amerikën, a e din Arban Abrashi dhe Qeveria e Kosovës, që Amerika që i ka 9.4 milion km2 territor, tash e 100 vite shtyhet me Meksikën për VETËM 2.4 km2 territor. Kurse Qeveria jonë e mjerë, e Kosovës që i ka vetëm rreth 11mijë km2, ia fal mbi 8000 hektarë Malit të Zi dhe madje s’len gjë pa bërë për ta  implementuar këtë marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …