Artan Grubi

Artan Grubi: Nuk duhet të ketë vota shqiptarësh për shërbëtorët e Mickovskit dhe të VMRO-

Zëvendës-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos e votojnë VMRO-në dhe kandidaten e tyre për president në zgjedhjet e 8 majit, duke paralajmëruar një fitore të thellë të Frontit Evropian. Koalicioni do të fitojë 30 deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Ai akuzoi koalicionin e VLEN-it, për bashkëpunim me VMRO-në, duke e quajtur këtë si shërbim ndaj interesave të kësaj partie. Grubi theksoi se votuesit e opozitës shqiptare dhe ata që nuk janë të vendosur duhet të refuzojnë të votojnë për kandidatët e VMRO-së, duke i cilësuar ata si shërbëtorë të qeverisë së aktuale dhe kundërshtarë të vlerave të përbashkëta shqiptare. Ai shtoi se asnjë shqiptar nuk duhet të votojë për kandidatët e VMRO-së, duke shfaqur përkushtim ndaj ideales së fitores së Fronit Evropian dhe distancimit nga politika e VMRO-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …