Largimi i Shemsi Hazirit, drejtuesit të Njësisë së Veçantë Hetimore brenda Policisë së Kosovës, ka hapur një valë të re shqetësimesh. Hetuesit që po merren me rastet e korrupsionit, duke përfshirë sidomos Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin, po përballen me presione të forta për largim nga kjo njësi. Burime të afërta me situatën kanë konfirmuar se, pas largimit të Hazirit, katër hetues kanë kërkuar largimin nga ky departament, duke argumentuar se po ballafaqohen me presione të ndryshme. Shumë hetues të kësaj njësie kanë marrë me nota të dobëta në vlerësimin e performancës, duke paralajmëruar mundësinë e largimit të tyre. Drejtuesit e rinj kërkojnë informacione të hollësishme rreth çdo takimi me prokurorët dhe raporte të detajuara për statistikat, duke rritur tensionin midis hetuesve dhe drejtuesve të rinj. Një numër i madh i hetuesve që po merren me rastet e korrupsionit të pushtetit janë në prag të largimit përfundimtar. Emrat e tyre, megjithatë, po mbahen sekret për momentin për shkak të sigurisë së tyre personale. Një sërë dokumentesh dhe provash dëshmojnë për presionin që po përjetojnë hetuesit e korrupsionit brenda njësisë, duke theksuar rrezikun që kjo situatë sjell për pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …