Arben Taravari ka vendosur që Aleanca për Shqiptarët, të shkojë në koalicion me partitë opozitare shqiptare para zgjedhjeve në Maqedoni

Taravari përkrah fuqishëm VMRO-në nacionaliste, e cila kërkon një gjykatë Speciale për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka vlerësuar lart programin e koalicionit VLEN dhe VMRO-së. Ai ka thënë se këto dy subjekte politike kanë programe fantastike. Madje, ai është shprehur i kënaqur për mundësinë e bashkëpunimin me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, i cili gjatë fushatës zgjedhore nuk është ndalur me deklarata nacionaliste, por këto nuk i bëjnë përshtypje fare, sepse e ka prapa  Albin Kurtin. Në një intervistë për “Albanien Post”, ai ka thënë se Mickovski ia do të mirën Maqedonisë. Jam i gëzuar të bashkëpunoj me një profesor universitar si z. Mickovski që ashtu si të gjithë ne do më të mirën për këtë vend”, ka thënë Taravari. I pyetur për diskursin nacionalist të Mickoskit dhe propozimin e kandidates për presidente të VMRO-së për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për luftën e 2001-së, ai ka thënë se i ka ka parë si një moment elektoral. Taravari e zbuloi mirë se  është shqiptari i kategorisë  dhe ADN-së politike të Ali Shukriut, Sinan Hasanit, Rrahman Morinës dhe sojit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …