Profesori dhe analist i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka folur lidhur me anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës. Serwer e ka quajtur të turpshëm qëndrimin e Serbisë ndaj përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare. Këshilli i Evropës ka vonuar shumë gjatë në miratimin e Kosovës për anëtarësim. Kosova është shumë më e kualifikuar se kundërshtari i saj kryesor, Serbia. Lejimi i Kosovës në këtë organizëm do t’u ofrojë serbëve që jetojnë atje një kanal të ri dhe potencialisht të dobishëm për të ndjekur ankesat e tyre, veçanërisht përmes Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Serwer gjithashtu shprehu keqardhje për opozitën e Beogradit ndaj kësaj çështjeje, e cila, sipas tij, është në kundërshtim me një marrëveshje që Serbia ka pretenduar se i ka përmbushur në shkurt 2023.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …