Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e lënë Kosovën për një jetë më të mirë, duke lënë pas trojet ku babai i tij luftoi dhe ra dëshmor. Në prag të përvjetorit të rënies së babait të tij, Petrit Arifi ka zgjedhur të lërë vendin për një jetë më të sigurt dhe më të qetë. Axha i Petritit, Metushi, i cili gjithashtu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tani shërben si pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ka shprehur zhgënjimin e tij.  “Dikur i kërkova një privilegj për një bashkëluftëtar, Petritin, por ai me një zë të fortë m’u përgjigj se nuk ka më privilegje … dhe ju që u pasuruat duke u lavdëruar në kurriz të dëshmorëve, zoti ju paftë dhe ju turpëroftë”, shkroi axha i Petritit. Ky veprim i Petrit Arifit dhe reagimi i familjarëve tregon sfidat që vazhdojnë të përjetojnë shumë familje të dëshmorëve në Kosovë, ndërsa vendi vazhdon të përballet me sfida sociale dhe ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 3 prill 2025 do të kujtohen dëshmorët: Mustaf Çekaj, Arton Mehmetaj dhe Halit Coka

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega Deçan, njofton familjet e Dëshmorëve , invalidët …