AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para të pranishmëve, ka theksuar se Aleanca është krijuar në momente vendimtare për vendin, duke u ngritur si një forcë e rëndësishme në skenën politike të Kosovës. AAK është krijuar në momente vendimtare për vendin. Në kohën kur sapo kishim dalë nga një luftë shkatërrimtare dhe kur kërkohej kontributi i secilit prej nesh, jo vetëm për ndërtimin e vendit, por edhe për shërimin e plagëve të kësaj lufte, e për paqen  e shoqërisë që në vitet e para të pasluftës, ishin munduar të na ndajnë nda në dysh; neve që na quanin “krahu i luftës” dhe në ata që i quanin “krahun e rezistencës paqësore”, u shpreh Haradinaj. Ai po ashtu vlerësoi kontributin e AAK-së, në procesin e pasluftës, duke theksuar rolin e tyre në ndërtimin e shtetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …