Asambleja Parlamentare e NATO-s, avancon Kosovën në statusin e anëtarit të asociuar

NATO-ja ndihet thellësisht e shqetësuar për aktivitetet e Moskës, duke i cilësuar ato si kërcënim për sigurinë perëndimore

Aleanca e udhëhequr nga SHBA-ja, ka shfaqur shqetësim për aktivitetin e quajtur “hibrid” të Rusisë në disa vende të Evropës, duke përfshirë Çekinë, Estoninë, Gjermaninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në një deklaratë të lëshuar, NATO, aleancës ushtarake prej 32 anëtarësh, tha se është thellësisht e shqetësuar për aktivitetet e Moskës, duke i cilësuar ato si kërcënim për sigurinë perëndimore. Aktivitetet keqdashëse përfshijnë dezinformimin, sabotazhin, aktet e dhunës, ndërhyrjet kibernetike dhe elektronike, si dhe operacione të tjera hibride. Sipas NATO-s, vendet e prekura nga këto aktivitete janë Çekia, Estonia, Gjermania, Letonia, Lituania, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar. Aleanca ushtarake e quajti këto veprime “fushatë intensifikimi”, duke theksuar se Rusia vazhdon të kryejë operacione të tilla në të gjithë zonën euro-atlantike, duke përfshirë edhe territorin e aleancës. NATO shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e saj me aleatët e prekur, duke dënuar sjelljet e Rusisë. Në deklaratën e saj, NATO premtoi të vazhdojë të rrisë qëndrueshmërinë dhe të përmirësojë mjetet për të kundërshtuar veprimet hibride të Rusisë, me qëllim që aleanca dhe aleatët e saj të jenë të mbrojtur nga këto sulme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …