Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Shpejtim Bulliqi shpreson se tryeza për demarkacionin me Malin e Zi do të caktohet gjatë kësaj jave nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, para se marrëveshja të sillet në Kuvend. Ai ka thënë për mediet se është momenti i fundit që të bëhet një rrugëzgjidhje e kësaj situate dhe shpreson që kjo tryezë do të organizohet brenda javës, sepse rregullorja e Kuvendit parasheh që me kërkesën e gjashtë deputetëve të iniciohet një çështje e tillë. Unë kam grumbulluar 24 nënshkrime nga deputetët e të gjitha subjekteve politike, përjashtuar partitë NISMA dhe AAK, të cilat vazhdojnë ta bojkotojnë punën e Kuvendit, por që jam i sigurt se edhe ata do ta kishin nënshkruar”, ka thënë Bulliqi. Kërkesa e 24 deputeteve e obligon komisionin shtetëror që të jetë pjesë e tryezës.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …