Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, të njëjtit kanë marrë rolin e “mashës” së Mickoskit kundër gjithçkaje që është shqiptare. Hiç më larg se sot, humbësi i zgjedhjeve të 24 prillit, Izeti dhe partnerët e tij, marrin guximin dhe kërcënojnë shqiptarët dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke tentuar të ndjellin frikë dhe pasiguri në prag të 8 majit, njëjtë sikurse po vepron Siljanovska dhe Mickoski.

BDI dhe Fronti Europian shpreh shqetësimin për fjalorin e pistë të Izetit dhe opozitës shqiptare, ndërsa fton qytetarët të mos bien pre e agjendave të errëta dhe destabilizuese me qendër në Beograd dhe në Moskë. I bëjmë me dije Izetit dhe tellallëve të tij se Maqedonia e Veriut është tashmë anëtare e plotë e NATO-s dhe shumë shpejtë anëtare edhe e Bashkimit Evropian. Rruga e trasuar dhe institucionet demokratike nuk mund të rrënohen me kërcënime policore, ndërsa këtë më së miri do ta kuptoni më 8 maj, kur Fronti Europian do të arrijë +20 deputetë. Me këtë rast, u bëjmë thirrje qytetarëve që më 8 maj, në mënyrë masovike ta rrethojmë numrin 4 dhe ta pengojmë rikthimin e shtetit policor dhe njëkohësisht ta vulosim fitoren e thellë historike të BDI-së dhe Frontit Europian.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …