Ali Lajçi, ish-anëtar i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, i ka bërë thirrje koalicionit qeverisës që marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi mos ta procedojë në Kuvendin e Kosovës pa arritur konsensus të gjerë. Ai ka vlerësuar se për këtë çështje duhet të hapet debat. “Kjo çështje kërkon shtyrje dhe rishikim. Pa konsensus nuk duhet të debatohet në Kuvend. Nuk duhet të shkojë kjo çështje pa debat të gjerë shoqëror, pa konsensus nacional dhe pa bindje të gjerë”, ka thënë Lajçi. Deputetët nuk duhet ta përkrahin këtë version të kësaj marrëveshje në Kuvend, por duhet ta kundërshtojnë, sepse ka të bëjë me sovranitetin dhe territorin e vendit. Edhe vetëm tre deputetë po të jenë kundër nuk duhet që demarkacioni të shkojë në ratifikim, sepse kjo çështje është shumë e rëndësishme. Po të kishim një referendum nuk besoj se versioni aktual i kësaj marrëveshje do të kalonte”, është shprehur Lajçi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …