Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, regresi që ka shënuar Kosova në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, duke rënë për 19 vende, nga pozita 56 në 75, po konsiderohet gjendje shqetësuese dhe alarmante për mediat në vendin tonë. Qasja jo e duhur e qeverisë ndaj mediave në Kosovë, po vlerësohet të jetë ndër shkaktarët kryesor për këtë rënie në renditje. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisioni i Pavarur për Media, në diskutimin e mbajtur për sfidat e ruajtjes së standardeve profesionale dhe kodit të etikës gjatë raportimit, theksuan se qeveria duhet të bëjë veprime konkrete në përmirësimin e situatës aktuale. Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha tha se rënia për 19 pozita e Kosovës në raportin e Reporterëve Pa Kufij, duhet të jetë alarm për Qeverinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …