leoni

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”. Programi i aktiviteteve për shënimin do të filloj nga dita e diele 5 maj, duke filluar nga ora 10:00 me Tubim Përkujtimor në varrezat e dëshmorëve në Rahovec.

E mërkurë, ora 10:00 Vendosja e pllakave përkujtimore në fshatin Drenoc, ora 10:30  Vizitë me nxënësit e ShMl “Ukshin Hoti” në Muzeun e Masakrës në Krushë e Madhe.

E premte, ora 11:00  Te parku i Qytetit, Ekspozitë e nxënësve të ShML “Xhelal Hajda-Toni”, ora 19:00 Në palestrën e sportit “Mizahir Isma” (ndeshje miqësore mes OVL-UÇK, komunës se Rahovecit, zjarrfikëseve dhe policisë).

E shtunë 11 maj, ora 19:00 në fshatin Dejnë, Hapja zyrtare e festivalit “Anadrinia Jehon”.

E diele 12 maj, ora 10:00 në fshatin Drenoc Tubim Përkujtimor (te lapidari dëshmorit Bedrush Gashi  dhe te shtatoret e heronjve Feim e Bedrsh Gashi në qendër te fshatit), ora 10:30 Nderime te varri i Milaim Krasniqit ne Pastasel, ora 11:30 nderime dëshmorëve te lapidari në Varjakë, ora 16:00 Manifestimi qendror i “Ditës së Dëshmorëve në komunë te Rahovecit dhe Beteja e Anadrinit”.

E hëne 13 maj, nata e tretë finale e festivalit “Anadrinia Jehon”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …