Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues. Është ditë feste për këtë kategori të punëtorëve, që krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion humanë, dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së pronave të tyre, e që në mbarë botën vlerësohet dhe çmohet.Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë, ka mbetur për vite të tëra jo vetëm i anashkaluar, por fatkeqësisht i patrajtuar as profesionalisht, as teknikisht, as ligjërisht.Është detyrim i Qeverisë që të përmirësojë kushtet e këtij shërbimi, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve. Urime 4 Maji për gjithë Zjarrfikësve Shpëtues të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …