Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjenden rreth 150 të dyshuar për krime lufte, të cilët kanë marrë pjesë në vrasjet masive dhe masakrimin e më shumë se 83.00 myslimanëve boshnjak të Srebrenicës,në korrik të vitit 1995. Al-Xhazira përmes reporterit të saj bën të ditur se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Kanadanë fqinje, ka vite që shënohet përvjetori i gjenocidit të bërë në Srebrenicë. Misioni amerikan në OKB është shumë aktiv në përpjekjet që vendet të cilat e mohojnë se fjala është për gjenocid, të pranojnë se krimet e bëra në Srebrenicë, janë gjenocid. Në të njëjtën kohë, Qeveria amerikane përpiqet të arrestojë edhe të dyshuarit e tjerë për krime lufte që jetojnë në territorin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …