Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me paralajmërimet për luftë nga zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës. Ai vuri në dukje se edhe pse Kosova nuk është prioriteti i parë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo vazhdon të ketë mbështetjen e pa kursyer, sidomos në lidhje me raportet me Serbinë. Haziri tha se ka një mbështetje të rëndësishme nga BE, në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dhe SHBA-ja është e angazhuar në këtë drejtim, duke e shprehur përmes emisarit të saj, O’Brien. Nëse Serbia zgjedh të luftojë NATO-n përsëri, do të hasë në rezultate të ngjashme me ato të luftës së vitit 1999. Qeveria e Kosovës duhet të ndryshojë qasjen e saj ndaj kësaj situate, duke mos lënë që kryeministri Albin Kurti të shfrytëzojë frikën si mjet politik. Haziri kritikoi Kurtin për mënyrën si ka trajtuar çështjen e frikës tek populli për shkak të dekadave të konfliktit dhe tensioneve në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …