Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Gjakovë. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Skënderbeu është simbol i unitetit shqiptar dhe lidhjes së përhershme me Perëndimin. Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike. Haradinaj falënderoi kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj për veprën patriotike, të cilën ai e quajti të domosdoshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …