Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, për shkak të ndërlidhjes së formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me këtë proces. Ky informacion është sjellë nga Gerald Knaus, drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, i cili ka ngritur shqetësimet në lidhje me ndikimin e këtyre dy shteteve në votimin e mundshëm në Këshillin e Ministrave të KiE-së. Ky zhvillim vjen në prag të takimit të Këshillit të Ministrave të KiE-së, ku është pritur që çështja e anëtarësimit të Kosovës të jetë në agjendë për votim. Megjithatë, sipas Knausit, disa qeveri, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Francës, po planifikojnë të bllokojnë këtë proces, duke injoruar rekomandimin e dhënë më herët nga Asambleja Parlamentare e KiE-së në prill. Aktualisht, disa qeveri të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Francës, po përgatiten ta bllokojnë një votim në maj për pranimin e Kosovës, duke injoruar rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të dhënë në prill,” – tha Knaus.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …