Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha të shtunën se rezistenca kundër pushtimit izraelit nuk është më një luftë midis Izraelit dhe Palestinës, por një luftë midis shtypësve dhe të shtypurve në mbarë botën, transmeton Anadolu. Duke folur në Samitin e 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, të mbajtur në Banjul, kryeqyteti i Gambisë, Fidan theksoi se asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të zgjidhë problemet e tyre përpara çështjes së palestinezëve. Duke vënë në dukje se Izraeli i ka shpëtuar përgjegjësisë, Fidan tha se është detyrë e gjithë komunitetit musliman global të bashkojë radhët për të mbrojtur palestinezët. Ai nënvizoi se vendet muslimane duhet të dëshmojnë unitetin e tyre dhe se mund të arrijnë rezultate me mjete diplomatike dhe kur është e nevojshme, me mjete shtrënguese. Fidan tërhoqi vëmendjen ndaj ndarjeve historike midis shteteve muslimane dhe tha se këto nuk duhet të përsëriten për të sakrifikuar çështjen palestineze për rivalitetet rajonale.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …