Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, iu kanë bashkuar aktiviteteve të fushatës zgjedhore të koalicionit VLEN. Në kuadër të këtyre aktiviteteve të përbashkëta, ata vizituan Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku realizuan takime me banorët atje. Nga VLEN thanë se, vizita e deputetëve nga LV në fushatë zgjedhore, ka për qëllim që të ndihmojë në sensibilizimin e votuesit i cili kërkon ndryshim. “Kjo është një fortifikim apo një betonim i përkrahje që vjen nga LV dhe nga kryeministri Albin Kurti kundrejt koalicion VLEN. tha Rijad Shaqiri nga ku koalicion që përkrahet edhe na VMRO-ja. Vetëvendosja ka për qëllim të konfirmojnë mbështetjen e tyre ndaj koalicionit VLEN me qëllim për ta mundur koalicionin e shumicës shqiptare në Maqedoni qe 23 vjet.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …