Një rezolutë e paraqitur në OKB për gjenocidin në Srebrenicë, politikanët serbë e konsiderojnë si një damkosje kolektive të popullit serb. Simbolika ishte kërcënuese: Millorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Serbe, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai nuk sheh më ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje”. Ruanda dhe Gjermania kanë sjellë në Kombet e Bashkuara një rezolutë, mbi bazën e së cilës Asambleja e Përgjithshme e OKB do ta deklarojë 11 korrikun, si ditën e përkujtimit ndërkombëtar të gjenocidit në Srebrenicë. Përfaqësues nga Serbia dhe Republika Serbe janë ngritur ashpër kundër rezolutës, që ata e konsiderojnë si damkosje kolektive të popullit serb. Pasi ai deklaroi, se boshnjakët që janë më shumë se 50% e territorit në Bosnje-Hercegovinë duhet të jetojnë në 25% të territorit, ai paralajmëroi, se në rast të pranimit të rezolutës, opsioni i vetëm është ndarja paqësore nga Bosnje-Hercegovina. Njerëzit në Republikë janë të zemëruar dhe nuk do të pranojnë të jetojnë me myslimanët boshnjakë.
