leoni

Luan Haradinaj

Më 6 maj të vitit 1997 ka rënë në pritë të forcave serbe, luftëtari i radhëve të para të UÇK-së, Luan Haradinaj

Më 6 maj të vitit 1997, ka rënë në pritë të forcave serbe, luftëtari i radhëve të para të UÇK-s, Luan Haradinaj. Ai ishte në krye të një grupi luftëtarësh që po përpiqeshin të hynin në Kosovë duke kaluar malet e Hasit të Pashtrikut. Në mesin e bashkëluftëtarëve ishte vëllai i tij, Ramush Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit, i cili edhe pse i plagosur e kishte tërhequr trupin e vëllait, për të mos rënë në duart e armikut. Gjatë luftës së UÇK-së ka rënë dëshmor edhe Shkëlzen Haradinaj, vëlla i Luan dhe Ramush Haradinajt. Më 6 maj të vitit 1998, gjatë një rezistencë në qytetin e Mitrovicës ka rënë dëshmor, Artim Sejdi Jashari. Më 6 maj të vitit 1999 në frontet e luftës së UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Gani Kelmendi, Safet Rexhepi, Liman Rakaj,  Tafil Osmani, Liman Aziz Rekaj, Avdi Smajl Kelmendi. (RKL-TV-Dielli Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …