Skender Demaliaj

Dr. Skёnder Demaliaj: MENDIMI POLITIK I PROFESOR FEHMI AGANIT PЁR VETЁVENDOSJEN E SHQIPTARЁVE TЁ KOSOVЁS

(Nё 25 vjetorin e vrasjes sё tij)

Profesori shtron pyetjen: A kanё shqiptarёt tё drejtё tё bashkohen apo jo? Pёrgjigjen e jep duke cituar Dr. Branko Horvat: “Nё tё kaluarёn serbe dhe kroate lufta pёr bashkim kombёtar mbantegjithnjё aureolёn e shkallёs mё tё lartё tё patriotizmit. Kjo vlen edhe pёr gjithё popujt e tjerё.

Pse, pra, njё tё drejtё qё pёr vete e konsiderojnё si tё shenjtё tё mos ua pranojnё edhe tё tjerёve?

Qё atё gjё, tё cilёn pёr vete e konsiderojnё si atdhedashuri tё jashtёzakonshme, tek shqiptarёt ta trajtojnё si separatizёm dhe kontrorevolucion”. Kosova ёshtё njё tёrёsi territoriale ekonomike – shoqёrore – politike me identitet tё  qartё e tё lashtё.

Nё studimet e tij hedh poshtё tezёn themelore neohegjemoniste serbe ndaj Kosovёs se shqiptarёt nё Jugosllavi janё pakicё kombёtare dhe e drejta e vetёvendosjes dhe e themelimit tё shtetit tё tyre, ashtu edhe e shkёputjes nga shteti ku janё tani, nuk u takon pakicave kombёtare. Profesori i thekson kriteret se kush mund tё quhet popull: ∙karakteristikat e pёrbashkёta si: gjuha, raca, religjioni,  ∙numri i popullsisё, ∙vullneti i identifikimit si popull ose vetёdija e tё qenit popull,  ∙institucionet e mundshme pёr shprehjen e karakteristikave tё pёrbashkёta dhe tё dёshirёs pёr identitet.

Nisur nga kёto kritere, ai argumenton se shqiptarёt nё Kosovё nuk janё pakicё kombёtare, por popull.

Nё Kosovё flitet shqip, raca ёshtё shqiptare, muslimanёt pёrbёjnё pjesёn dёrmuese tё popullsisё.

Shqiptarёt atje gjithmonё kanё qenё maxhorancё, mbi 90 tё popullsisё. Edhe nё ditёt mё tё vёshtira ishin mbi 70% tё popullsisё.

Nё tё gjitha etapat e rёndёsishme nёpёr tё cilat ka kaluar kombi shqiptar, ata kanё shprehur vetёdijen e tё qenit popull: nё Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit, kёrkesa themelore e sё cilёs ishte autonomia, shkёputja nga Perandoria Osmane, kёrkesa pёr bashkimin e vilajeteve shqiptare nё vitin 1912, Rezoluta e Bujanit, vetёvendosja, e drejta e shkёputjes dhe dёshira pёr t’u bashkuarme Shqipёrinё, Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, e Kuvendit legal e legjitim,

Referendumi i shtatorit 1991, Kushtetuta e Kaçanikut, zgjedhjet e majit 1992 pёr Parlament e kryetar tё Republikёs sё Kosovёs – janё njё konfirmim jo vetёm i dёshirёs, por edhe i aftёsisё sё Kosovёs pёr tё realizuar vetёvendosjen, shprehje e karakteristikave tё pёrbashkёta dhe e dёshirёs pёr identitet.

Nё tё gjitha dokumentat e LNÇ-sё deri mё 18 qershor 1944, shqiptarёt e Kosovёs quhen popull (narod), komb. Edhe Tito nё letrёn e 2 dhjetorit 1943 drejtuar KQPKSH-sё ndёr tё tjera shkruan: .. sot tek populli shqiptar nё Kosovё e nё Rrafshin e Dukagjinit…”. Pra e cilёson popull. Regjimi Tito – Rankoviç e mё vonё Millosheviçi i kanё quajtur shqiptarёt pakicё kombёtare nё Jugosllavi e Serbi. E shpreh dhe e mbron Millosheviçi nё intervistёn e tij: “Shqiptarёt janё pakicё kombёtare nё Jugosllavi e Serbi. Mendoj se tё gjithё popujt jugosllavё kanё tё drejta tё njёjta pёr vetёvendosje, kurse shqiptarёt janё pakicё kombёtare nё Jugosllavi”. Por ndryshe ai mendon pёr serbёt nё Kroaci: “Nuk janё pakicё kombёtare, nuk ka popull jugosllav qё tё jetё pakicё kudo nё Jugosllavi. Tё gjithё popujt e Jugosllavisё nё Jugosllavi janё tё barabartё dhe asnjёri prej tyre nuk mund tё jetё pakicё kombёtare. Kjo nuk vlen pёr muslimanёt e Sanxhakut, ku nё vitin 1876 ndodhi spatrimi etnik i shqiptarёve nё kёtё Krahinё. Pra serbёt nё Kroaci kanё tё drejtё tё vetёvendosin, tё shkёputen nga Kroacia e tё bashkohen me Serbinё, kurse shqiptarёt e Kososvёs nuk e kanё kёtё tё drejtё. Me argumenta Profesor Fehmi Agani kёto qёndrime tё Millosheviçit i quan “absurditet rreth tё (pa)drejtave tё pakicave”.

Millosheviçi ka dy standarde pёr tё drejtat e popujve nё Jugosllavi. Nёse je serb, kudo qё ndodhesh ke tё drejtё tё vetёvendosёsh, tё bashkohesh me Serbinё, vetёm me Serbinё pёr tё krijuar “Serbinё e Madhe Homogjene”. Luftёrat e tyre i quan tё drejta, mbrojtёse: “Nё pёrleshjen me Kroacinё, Serbёt gjithonё janё mbrojtur. Asnjёherё nuk kanё bёrё kurrfarё agresioni nё territorin e Kroacisё. Populli serb nё tёrё historinё e tij asnjёherё nuk ka zhvilluar luftё agresive.

Gjithmonё janё mbrojtur me mjaft sukses dhe gjithmonё kemi fituar”. Si ndodhi qё Serbia kurrё tё mos ketё zhvilluar luftё agresive?! Ç’ishin Luftёrat Ballkanike, pushtimi i Kosovёs me shumicё tё qartё popullsie shqiptare dhe pushtimi i Maqedonisё? A nuk humbёn serbёt, mё 1389 pёrballё Turqisё Osmane?

Nёnteksti ёshtё i qartё: Edhe nё Kosovё serbёt po mbrohen nga sulmet e shqiptarёve. Pikёrisht edhe pёr kёtё po shpёrngulen nga Kosova. Udhёheqёsit serbё, ku bёn pjesё edhe Millosheviçi tё drejtёn pёr Republikё tё shqiptarёve tё Kosovёs e kanё quajtur “kontrarevolucion”, term i sajuar dhe i shpikur prej tyre si mbulesё pёr represion ndaj tyre, platformё pёr shpёrnguljen dhe asgjesimin e shqiptarёve tё Kosovёs.

Nё Enciklopedinё politike, fjala kontrarevolucion definohet si “aksion i organizuar politik i drejtuar kundёr sistemit shoqёror tё krijuar me revolucion, kundёr fryteve revolucionare, kundёr forcave dhe raporteve shoqёrore qё synojnё transformimin revolucionar tё shoqёrisё”.

Akademiku Dobrica Qosiç flet pёr popuj konstruktivё dhe jokonstruktivё nё Jugosllavi: “Ndryshimi ёshtё esencial, sepse kroatёt, serbёt, sllovenёt e boshnjakёt (por jo maqedonasit, malazezёt, muslimanёt) janё popuj konstruktivё nё Jugosllavi… Bashkё luftuan kundёr agresionit turk. Pёrkundrazi Kosova ёshtё rezultat i njё kolonizimi tё trefishtё: kolonizimit otoman, italiangjatё Luftёs sё Dytё Botёrore dhe komunist”. Njё tjetёr historian serb, Toma Miliçi pёrmend 4 kundёrrevolucionet (1912, 1919, 1941, 1981, e separatistёve shqiptarё) tё cilёt janё pёrpjekur pa sukses qё nga Mbretёria e Serbisё, Mbretёria e Serbёve, Kroatёve e Sllovenёve tё shkёpusnin Kosovёn.

Politologёt dhe historianёt shqiptarё tё Kosovёs, si Profesor Gazmend Zajmi kanё pohuar me zё tё lartё dhe kanё parashtruar argumenta shkencore bindёse se janё katёr boshte qё shprehin individualitetin dhe mёvetёsinё e Kosovёs dhe qё, si determinante sociopolitik e fuqizojnё dhe e formёsojnё nё mёnyrё burimore statusin e pavarur tё Kosovёs me popujt e tjerё tё Jugosllavisё] Federative:

Boshti i parё ёshtё realiteti kombёtar – demografik – territorial i popullit shqiptar nё  Kosovё e Jugosllavi, ёshtё gjysma e kombit shqiptar nё Ballkan, dy tё tretat nё Kosovё  dhe katёr tё pestat e popullsisё nё Kosovё.

∙Boshti i dytё i mёvetёsisё sё Kosovёs ёshtё individualiteti kompleks historik, gjeografik,  struktural – kombёtar dhe politik i Kosovёs: Dardania qё nё botёn antike, Vilajeti i  Kosovёs nё Perandorinё Osmane, formёsimi i pavarur i pushtetit popullor antifashist  gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, i shprehur edhe nё Konferencёn e Bujanit.

∙Boshti i tretё ёshtё vetё parimi i individualitetit dhe i barazisё kombёtare si princip  “spiritus movens” i trajtёsimit institucional dhe politiko – territorial tё shtetit  polinacional, ku e drejta natyrore kombёtare e kolektiviteteve nacionale pёr pavarёsi dhe  barazi ёshtё mё e qendrueshme se çdo qasje dhe lёshim kuti momental shtetёror.

Boshti i katёrt ёshtё vullneti politik dhe demokratik i popullit shumicё tё Kosovёs, i  shprehur dhe i specializuar nga baza dhe nё bazёn shoqёrore pёr pozitё tё pavarur dhe tё  barabartё tё Kosovёs nё polinacionalitetin e Jugosllavisё.

Programet, tё cilat kanё si qёllim rekrutimin e ithtarёve dhe mobilizimin e pёrkrahjes sa mё tё gjerё, pёrmbajnё, projeksione ireale dhe synime utopike, premtime boshe dhe elementё tё demagogjisё e tё mashtrimit. I tillё ёshtё edhe programi i Sllobodan Millosheviçit, tё cilin Prof. Agani e quan “anakronizёm, arkaizёm e jashtёkohёsi”. Ndryshe mendon dhe e vlerёson  ultranacionalisti serb, Dobrica Qosiç: “Ёshtё njё njeri qё ka bёrё shumё. Ai ёshtё njё shfaqje e re nё jetёn e Serbisё, njeriu qё e ka artikuluar zemёrimin e popullit, duke e shndёrruar nё aksion  politik. Ai ёshtё sigurisht i pari komunist serb qё e ndёrpreu raportin vazal me koalicionin antiserb, njeriu, i cili kёtij populli fatkeq, tё pёrulur i ndihmoi tё ngrihej e tё drejtohej”. Pёrse e quan popull fatkeq, tё pёrulur? Pёrse ёshtё fatkeq? Kush e ka pёrulur? Çfarё duhet tё bёjё nё kёtё situatё? I vjen nё ndihmё Memorandumi i ASHS i vitit 1986.

Memorandumi i ASHS – njё kёrcёnim serioz, drejtuar tё gjithёve nё ish-Jugosllavi Profesor Fehmi Agani bёn pёrkufizimin e saktё tё kёtij dokumenti: Manifest i Lёvizjes nacional – shoviniste serbe, burim dhe frymёzues i energjive tё saj rrёnimtare, karta qё “inicioi krimet dhe çmendinё”. Si shumё intelektualё tё tjerё nё Kosovё, Slloveni, Kroaci, Bosnje ai kёrkon qё tё hiqet dorё publikisht sa mё parё nga idetё e tij. Pёrse e kёrkon kёtё? Dhe si lidhet me çёshtjen e vetёvendosjes sё shqiptarёve tё Kosovёs?

∙Memorandumi synonte afirmimin dhe realizimin e interesave hegjemoniste serbomёdha. Metoda e tij ёshtё metoda tinёzare e lamentit pёr fatin tragjik tё popullit serb, duke fjetu arsyen dhe mobilizuar emocionet nё drejtim tё qёllimit tё synuar. ∙Gёnjeshtra, trillimi dhe insinuata, projektimi tek tё tjerёt dhe akuzimi i tё tjerёve pikёrishtpёr mёkatet vetanake, manipulimi me gjysmё tё vёrteta, zhvendosja e fakteve dhe  pёrmbysja e konteksteve, argumentimi i dyshimtё dhe konkludimet e paargumentuara,

shfrytёzimi i streotipeve dhe paragjykimeve tё trashёguara – janё disa nga karakteristikat  e kёsaj metode. Gёnjejnё pa pikё turpi dhe trillojnё tezёn e mitit serb nё Kosovё. Duke  folur rreth kёtij miti Dobrica Qosiç deklaron: “Kosova ёshtё vend i shenjtё serb qё do tё  mbrohet nёse ёshtё nevoja edhe me armё”.

Teza mё skandaloze e Memorandumit ёshtё pohimi se Serbia dhe Serbёt nё Jugosllavi janё tё pabarabartё, tё shfrytёzuar, tё diskriminuar, se kombi serb nuk ka as tё drejtёn tё  ketё shtetin e vet, se serbёt nё republikat e tjera nuk lejohen tё zhvillojnё gjuhёn,  shkrimin dhe traditat e tyre kulturore. Pozitёn e pabarabartё e argumenton me gjoja:  prapambetjen nё zhvillimin ekonomik tё Serbisё,   marrёdhёniet e pazgjidhura shtetёrore – juridike me Jugosllavinё dhe krahinat,  gjenocidin nё Kosovё!

Tezat e kёtij Memorandumi frymёzuan serbёt nё Bosnje – Hercegovinё, Kroaci pёr t’u ngritur nё

luftё e pёr tё kёrkuar shkёputjen nga kёto republika e bashkimin me Serbinё.  Memorandumi kritikon sistemin politik sepse kёnaq interesat e veçanta nё dёm tё tё  pёrgjithshmes. Me kёtё kanё parasysh Krahinat Autonome tё Kosovёs dhe Vojvodinёs,  kompetencat qё ato kanё me Kushtetutёn e viti 1974. Thirrja qё akademikёt serbё bёjnё  nё kёtё rast lidhet me ndryshime tё rёndёsishme, bile radikale qё do tё thotё t’u hiqet  statusi qё ato kanё. Pra akuza kryesore ishte pёr “pozitёn e tashme kushtetuese, plot konflikte tё brendshme tё Serbisё”, pra pozita e Krahinave, Autonomia tepёr e gjerё dhe  institucionalisht shumё e mbёshtetur e tyre krijon dy plasaritje tё reja nё popullin serb.  Nuk kaluan 3 vite dhe Krahinave Autonome tё Kosovёs e tё Vojvodinёs iu hoq statusi i  fituar me Kushtetutёn e vitit 1974. Kёto ndryshime politike, kushtetuese e kanё  frymёzimin nga kauza themelore e Memorandumit, pёr sa i pёrket Jugosllavisё se sistemi politik jugosllav i sotёm nuk ka asnjё nga pёrparёsitё e sistemeve politike bashkёkohore  dhe si i tillё duhet tё ndryshohet ose tё pёrmbyset. Mё 28 mars 1989 kur Kuvendi i  Serbisё vendosi pёr kёtё, Millosheviçi deklaroi: “ Serbia ka rikthyer sovranitetin e saj  shtetёror, kushtetues e ligjor nё Kosovё”.

∙Memorandumi parasheh “ekspansionin e shqiptarёve nё Kosovё e Jugosllavi”,  “ekspsnsion” ky qё do tё jetё “kёrcёnim real dhe i pёrditshёm pёr tё gjithё popujt e  Jugosllavisё”. Pёr ta ndalur kёtё duhen pёrdorur tё gjitha mjetet e mundshme, qofshin ato edhe raprezalje, ndjekje, shpёrngulje, madje edhe likuidime fizike. Dobrica Qosiç akuzon  regjimin e Titos se ka shkaktuar ndjekjen e dyqind mijё serbёve, tё cilёt u gjendёn para  dilemёs ose tё bёheshin shqiptarё, ose tё iknin. Cila ёshtё zgjidhja sipas ASHS-sё nё kёto  kushte tё rёnda pёr serbёt: “Pёrfshirja nё gjirin tonё e territoreve etnikisht tё pastra, duke  vёnё nё pёrdorim mjetet e luftёs… Fati i Kosovёs mbetet njё çёshtje jetёsore pёr tё gjithё  serbёt e Kosovёs”.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …