Selajdin Mullabazi-Mici, po të ishte fizikisht midis nesh, sot do të ishte 54 vjeç. Heroi ynë, MICI, mbeti i ri e i buzëqeshur dhe është i pavdekshëm midis nesh e ndër breza. Vepra atdhetare e birit të Rahovecit, heroizmi i dëshmuar në rrugën e lirisë, përballjet e komandant Micit në betejat e shumta të luftës çlirimtare, deri në rënien e tij, bashkë me shokun e idealit e të armëve, komandant TONIN dhe me tre bashkëluftëtarët e tyre nga Vushtrria: Bekteshin, Hamdiun dhe Nezirin, më 6 NËNTOR 1998. Selajdin Mullabazi-MICI, biri i Rahovecit, nderon përjetësisht kombin shqiptar dhe luftën për çlirimin e trojeve tona nga pushtuesit sllav. Ne ndihemi krenarë, sikundër dhe brezat që vijnë, sepse heronjtë kanë vetëm ditëlindje.
Lavdi dhe nderime përjetësisht heroit Selajdin Mullabazi-MICI!