Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë homazhe në Gllogjan, dhe është mbajtur akademinë përkujtimore në Pejë, ku morën pjesë shumë personalitete politike nga vendi dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, major gjeneral Timothy  Orr. Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së, ka theksuar se në këtë ditë shumë miq e bashkëluftëtarë nga të gjitha pjesët e Atdheut i nderuan me pjesëmarrje. “Veçanërisht jam nderuar me prezencën e mikut të dëshmuar të Kosovës, Komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, Major General Timothy E. Orr; liderit të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut Ali Ahmeti; bacit Halit Konushevci; familjes Fazliu; Gjeneral Kudusi Lama; bashkëluftëtarëve të Luanit; Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së; dhe shumë kolegëve e bashkëpunëtorëve. Le të jetë i përhershëm kujtimi për Heronjtë e Kombit”, ka theksuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …