Mursel Sopi: 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve

Maji ju bashkoi

Nga ana e anes

Si zjarre si yje

Ne gjirin e nenes !

 

Sa bukur u rrine

Ato plage te kuqe

Te marra n’llogore

Ne beteja lufte !

 

Ne beteja lufte

Zjarr ku digjej toka

Vojot permbi tankse

Micèt permbi topa !

 

E i rrine Atedheut

Stoli mbi stoli

Margaritat e Shotat

T’rena per liri !

 

Kushtrim per beteja

Ne zjarrin e luftes

Gjak i Qemal Stafes

Gjak i Rexhep Males !

 

Nuk pyesin per çmim

Veç te vije liria

Me pushke e me kenge

N’Prekaz rane tre breza !

 

I treguan armikut

Se s’u dhimbset jeta

Me arme t’Poliçanit

Fehmiu e Xheva !

 

Zahir Pajazitit

Nuk i dridhet dora

Fshihen klysht e serbit

Ne skuta e vrima !

 

Ku e la Afrimi

Me Fahri fazlun

Me gjak e vulosen

Agroni me Bahriun !

 

Vellezerit Haradinaj

Me hovin stuhi

S’pyesin se çfar çmimi

Duhet per liri !

 

Flladi i 5 majit

Si nje dore e lehte

Ne shtiza flamujte

Do t’i tund perjete !

 

Do t’i tund perjete

Do t’i kete ne gji

Se eshte dore e Nenes

Nenes Shqiperi !

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …